ROMË – Itali-Katar marrëveshje për furnizim me gaz

by admin
Spread the love

ROMË, 19 qershor /ATSH-DPA/- Italia dhe Katari nënshkruan sot një marrëveshje investimi miliarda dollarësh që do të ndihmojë në sigurimin e furnizimit me gaz në Itali tani që Rusia po ndërpret dërgesat për të ndëshkuar vendet që kanë sanksionuar Moskën për shkak të pushtimit të saj në Ukrainë.

Marrëveshja do të ndihmojë kompaninë italiane “Eni” pjesërisht shtetërore, të marrë një aksion prej 25% në një sipërmarrje të përbashkët me “QatarEnergy”. Kjo sipërmarrje e përbashkët, nga ana tjetër, do të zotërojë 12.5% të aksioneve në projektin e zgjerimit “North Field East”.

Projekti i përgjithshëm është planifikuar të rrisë kapacitetin e eksportit të gazit të Katarit nga 77 milion ton në vit në 110 milion ton në vit. Prodhimi pritet të fillojë para vitit 2025 dhe marrëveshja supozohet të zgjasë 27 vjet.

Katari tashmë ka nënshkruar një marrëveshje të ngjashme me kompaninë franceze të energjisë “Totalenergies”.

Tradicionalisht, Italia ka qenë shumë e varur nga gazi rus. Megjithatë, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ajo ka qenë në kërkim të alternativave dhe të marrëveshjeve të reja. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like