ROME – Eni: Rusia ndërpret furnizimin më gaz për Italinë

by admin
Spread the love

ROME, 1 tetor /ATSH-DPA/ – Sipas ndërmarrjes italiane Eni, Rusia ka ndërprerë përkohësisht dërgesat e gazit në vendin mesdhetar.

Kompania ruse Gazprom njoftoi Eni-n se nuk mund të furnizojë më gaz përmes Austrisë. Gazi rus mbërrin normalisht dhe shpërndahet nga qyteti kufitar italo-austriak Tarvisio.

Një zëdhënës i Eni theksoi se Gazprom kishte thënë se nuk mund t’a furnizonte më përmes Austrisë. Megjithatë, sipas informacioneve nga Eni, Austria vazhdon të marrë gazin rus, shtoi zëdhënësi.

Deri në shpërthimin e luftës në Ukrainë, Italia kishte marrë rreth 40% të gazit të saj nga Rusia. Më pas, qeveria e Romës dhe Eni, pjesërisht në pronësi të shtetit, lidhën marrëveshje me disa vende të tjera, si Algjeria, për të minimizuar varësinë nga Moska. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like