Roma triumfon ndaj Atalantës, kështu u vlerësuan Kumbulla e Gjimshiti

by admin
Spread the love

Roma arriti një tjetër fitore të rëndësishme, kësaj radhe përballë Atalantës, për të shpresuar ende për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Ndeshja nisi shumë mirë për kryeqytetasit, të cilët krijuan shumë raste në minutat e para të takimit, por duhet të vinte minuta e 32’, që Tami Abraham të shënonte për të kaluar vendasit në avantazh.

Ekipi i drejtuar nga Gasperini nuk arriti të reagonte dhe goditjet që vinin drejt Rui Patrisios ishin të lehta për portierin portugez.

Gjatë minutave të mbetura rezultati nuk ndryshoi dhe Roma arriti kështu fitoren e dytë radhazi duke u ngjitur në vendin e 5-të në renditje dhe uli Atalantën në të 6-in.

Nga Sofa Score, Kumbulla u vlerësua me notën 7.2, kurse Gjimshiti, i cili për Atalantën u inkuadrua në minutën e 82’të u vlerësua me notën 6.5

You may also like