Roma – Spezia, dy shqiptarë në fushë

by admin
Spread the love

Sot në mbrëmje do të mbyllet edhe java e 17-të e Serie A në Oversport me ndeshjen e fundit, Roma-Spezia. Ekipi i Mourinhos e ka të qartë objektivin e tij, tre pikët, duke parë edhe hapin fals të ekipeve të tjera që është në luftë për një vend në Europë.

Takimi që luhet në orën 20:45 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Oversport 1 garanton spektakël duke marrë parasysh që Mourinho do të përballet me ish-lojtarin e tij tek Interi, Thiago Motta.

Kryeqytetasit vijnë në këtë takim pas dy humbjesh dhe me shumë mungesa. El Shaaraëy, Zaniolo, Pellegrini dhe Mancini janë disa nga mungesat që Roma ka, por lajmi i mirë është se Marash Kumbulla pritet ta nisë që nga minuta e parë, transmeton oversport.tv.

Ndërkohë, Spezia është në kërkim të një rezultati pozitiv duke parë pozitat e saj që rrezikohen për të zbritur në zonën e ftohtë. Kjo pritet të jetë ndeshja e tretë radhazi që Rey Manaj do ta fillojë ndeshjen si titullar, ndërkohë që mungesa e vetme me peshë tek Spezia është Gyasi. 

You may also like