Roma ndalet në Olimpico, Mourinhon e shpëtojnë talentët nga Primavera

by admin
Spread the love

Roma arrit të rikuperojë një avantazh prej dy golash ndaj Veronës në javën e 26-të të Serie A. Në ndeshjen e përfunduar me rezultatin 2-2, ishin dy talentët Bove dhe Volpato që shkëlqyen për Romën, ndërkohë që Mourinho kishte 10 mungesa nga ekipi i parë.

Pjesa e parë nisi në mënyrë të shkëlqyer për Veronën që gjeti edhe rrugën e rrjetës në minutat e para të takimit. Ishte Barak ai që zhbllokoi gjithçka në minutën e pestë duke shtangur Olimpicon.

Kur pritej që Roma të hidhej në sulm për të reaguar, Tameze dyfishoi gjithçka për ta bërë edhe më të vështirë ndeshjen për kryeqytetasit. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, me ekipin e Mourinhos që dukej i pafuqishëm përballë Veronës.

Megjithatë, në pjesën e dytë Roma tregoi një tjetër fytyrë. Mourinho vendosi të aktivizonte talentin e primaverës, Volpato në minutën e 62. Vetëm tre minuta më vonë, ishte pikërisht australiani 18 vjeçar që ngushtoi diferencat duke e çuar rezultatin në 2-1.

Më vonë Mourinho vendosi të aktivizonte edhe 19-vjeçarin Edoardo Bove. Një zëvendësim i goditur edhe ky nga Mourinho pasi gjashtë minuta në fushën e lojës, italiani shënoi edhe golin e baraspeshës.

Roma mori më shumë besim dhe në minutat e mbetura të takimit kërkoi edhe golin që do të sillte përmbysjen e madhe dhe tre pikët për kryeqytetasit. Megjithatë, rastet e tjera nuk u finalizuan dot duke e lënë rezultatin final të takimit në 2-2. /oversport.tv

SERIE A – JAVA 26
Roma-Verona 2-2
Shënues:
Volpato 65’, Bove 84’ / Barak 5’, Tameze 20’

Foto: AS Roma Twitter

You may also like