Roma mposht Spezian, ja si u vlerësuan Kumbulla e Manaj

by admin
Spread the love

Roma mori fitore ndaj Spezias, pas dy humbjeve radhazi në Serie A, shkruan Insporti.

Skuadra e udhëhequr nga Jose Mourinho priti Spezian në kuadër të xhiros së 17-të në Serie A.

Goli i parë i Romës erdhi herët në minutën e 6’ të ndeshjes, kur Chris Smalling shënoi për 1:0.

Gjatë pjesës së parë të këtij takimi ndodhi edhe një ngjarje e dhimbshme, kur pas gjysmë ore lojë, një tifoz 30 vjeçar pësoi arrest kardiak dhe u dërgua në spital.

Pjesa e dytë i takoi po ashtu Romës, që shënoi edhe edhe një gol tjetër. Ibanez ishte lojtari që gjeti golin, në minutën e 56’ të takimit.

Kumbulla startoi për Romën dhe u vlerësua me notën 7.9, teksa për Manaj që zhvilloi 90 minuta me Spezian u vlerësua me notën 6.9.

Rey Manaj gjeti golin por më pas VAR ia anuloi për pozicion të parregullt.

Roma me këtë fitore shkon në kuotën e 28 pikëve për pozitën e gjashtë, derisa Spezia mbetet me 12 pikë në pozitën 17.

/Insporti.com

You may also like