Roma gati t’i prish punë Interit për yllin e Sassuolo, Pinto ka “asin nën mëngë”

by admin
Spread the love

Roma ka një ëndërr, të rikthejë Davide Frattesin në Trigoria. Mesfushori i Sassuolos është një nga lojtarët më të lakmuar për merkaton e verës së ardhshme, ku përveç Interit, tentativë për ta blerë po bën edhe klubi kryeqytetas.

Për Frattesin do të ishte një rikthim i vërtetë në kryeqytet sepse mesfushori pas një të shkuare te Lazio kaloi tre vjet në Primaveran e Romës. Kjo është edhe arsyeja pse Roma nuk e hedh poshtë hipotezën, përkundrazi do ta vlerësonte me kujdes.

Gjithçka mund të ndodhë ndonëse konkurrenca është e ashpër. Interi është në “pole position” për lojtarin, por Roma ka një “as nën mëngë”. Kryeqytetasit kanë 30% të velër së rishitjes së ardhshme të lojtarit, kështu që mund të ketë një “zbritje” në çmimin e blerjes.

Kështu, duke marrë parasysh se Frattesi vlerësohet 30 milionë euro nga Sassuolo, Roma mund të ketë 10 milionë euro “zbritje” nëse e blen lojtarin. /oversport.tv

You may also like