Roma flirton me fitoren, VAR dhe Genoa i mohojnë tre pikët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Jose Mourinho nuk ka arritur të festojë pankinën e tij të 100-të në Serie A, pasi Roma e tij ndalet në një barazim të bardhë 0-0 në “Olimpico” nga Genoa. Verdhekuqtë dominojnë takimin, madje arrijnë të shënojnë një gol në kohën shtesë me Zaniolon, por goli anulohet nga VAR.

Roma nuk arrin që të marrë fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe pas këtij barazimi vështirësohet arritja e objektivave sezonal. Genoa, me shumë ndryshime në formacion, merr një pikë të artë në kryeqytet në luftën për mbijetesë.

Genoa është shfaqur shumë agresive në minutat e para, duke rrezikuar portën e Romës me Yeboah. Me kalimin e minutave, verdhekuqtë rrisin lojën e tyre dhe fillojnë të dominojnë ndeshjen.

Rastin më të pastër për Romën e ka Sergio Oliveira, që gjuan jashtë pas një pasimi të bukur të dhënë nga Zaniolo. Mbyllet 0-0 në “Olimpico”, një pjesë e parë e dominuar nga vendasit, por pa shumë raste të pastra shënimi.

Roma nis vrullshëm pjesën e dytë, duke kërkuar golin e avantazhit. Smalling humbet një rast të artë, godet me kokë, por topi përfundon jashtë. Provon edhe Zaniolo, por nuk arrin që të gjejë rrugën e rrjetës. Është radha e Abraham që të rrezikojë portën e Genoas, por goli nuk vjen.

Ostigard merr karton të kuq në minutën e 68-të dhe Genoa detyrohet që të vazhdojë sfidën me 10 lojtarë. Vendasit kërkojnë me ngulm golin e avantazhit, por miqtë mbrohen mjaft mirë.

Zaniolo zhbllokon sfidën në minutën e 91-të, por goli i tij anulohet nga VAR. Pak sekonda më vonë, talenti i Romës merr karton të kuq, duke mos e fshehur nervozizmin. Mbyllet pa gola, sfida e “Olimpicos”.

Itali – Serie A / Java e 24-t

Roma-Genoa 0-0

You may also like