Roma e ka të vështirë të gjejë golin edhe në miqësore, mbyllet në paqe sfida ndaj Nagoyas

by admin
Spread the love

Në ndeshjen e parë të turneut në Japoni të Romës fiton mërzia. Përfundon 0-0 sfida ndaj Nagoya Grampus në “Toyota Stadium” dhe i vetmi rrezik që kaluan vendasit gjatë gjithë ndeshjes është traversa e goditur nga Ibanez në minutën e 57-të.

Një rezultat, që për lojën e shprehur, konfirmon vështirësinë që ka skuadra verdhekuqe në këtë fillim sezoni për të gjetur rrugën e rrjetës. Mourinho ka hedhur në fushë një pjesë të mirë të titullarëve, por paraqitja e tyre ka qenë larg pritshmërive.

Abraham ka zhgënjyer sërish, duke treguar se është shumë larg paraqitjeve të sezonit të kaluar. Pellegrini, Zaniolo dhe Spinazzola nuk janë aktivizuar fare nga tekniku portugez në këtë takim. / Oversport.tv

Foto: AS Roma Twitter

You may also like