Roma argëtohet me Torinon, kap Europa League para finales së Tiranës

by admin
Spread the love

Roma zyrtarisht pjesë e Europa League. Kryeqytetasit fituan me rezultatin 3-0 kundër Torino në duelin e fundit të Serie A dhe tani mund të mendojnë lirisht për finalen e Conference League në Tiranë, ndaj holandezëve të Feyenoord.

Skuadra e Jose Mourinho iu afrua golit të avantazhit në minutën e 19-të, kur pas një krosi nga këndi Marash Kumbulla me kokë e çoi topin drejt portës. Etrit Berisha ishte vendimtar me devijimin e tij, por u dorëzua më pas.

Tammy Abraham në minutën e 33-të e mposhti me një goditje brenda portës dhe për Romën nisi festa. Portieri i kombëtares shqiptare në fundin e pjesës së parë shkaktoi një penallti dhe sulmuesi anglez në mes të portës realizoi. Berisha u mundua ta ndalte, por pa sukses.

Brekalo dhe Belotti për Torinon në pjesën e parë u munduan të shënojnë në dy raste që kishin. Roma shkoi e qetë në pushim të ndeshjes, në avantazhin e dy golave. Torino u mundua të bënte diçka për ta hapur ndeshjen në fillimin e pjesës së dytë.

Belotti provoi, por e çoi topin pranë shtyllës pingule. Më pas Roma fitoi një tjetër penallti dhe kapiteni Manuel Pellegrini nuk gaboi. Zaniolo, El Sharaaëay dhe Vina për verdhekuqtë u munduan të shënojnë edhe golin e katërt, por u ndalën nga Berisha dhe gjithçka përfundoi 0-3 në Torino.

SERIE A – JAVA 38

Torino-Roma 0-3
Shënues:
Abraham 33’,  (pen.) 42’, Pellegrini (pen.) 78’

Foto: AS Roma, Twitter

You may also like