Roland Bejko rendit arsyet pse është kundër bashkimin të PD-së: Ja çfarë me politikën në momentin që largohet Berisha me Metën

by admin
Spread the love

Ish-deputeti i PD, Roland Bejko është shprehur se PD është e ndarë dhe kjo jo vetëm për shkak të zgjedhjeve lokale.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bejko theksoi se për Sali Berisha e ndau PD me dhunë.

“Ne jemi të ndarë jo vetëm për çështjen e zgjedhjeve lokale. Unë nuk jam për bashkim sepse ne na ndajnë aty gjëra kryesore. Problemi është aty është Berishizmi gjallë. E ndau PD me dhunë.

Krijoi lëvizjen e tij të Foltores, që vetëm Rithemelim nuk është. Ne na godasin për të goditur Ramën, imagjino ca opozita bëhet aty. Qëllimi i tyre është të jenë të parët në opozitë. U bënë bashkë me Metën dhe janë dy karta morale të djegura”, theksoi Bejko.

Më tej ai theksoi se regjimin e Edi Ramës e mban gjallë Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“Regjimi i Edi Ramës duhet të ik një orë e më par, po kush e mban regjimin e Ramës në pushtet, e mban Berisha e Meta, sa kohë të jenë ata aty Rama do të jetë në pushtet. Në momentin që do ik Berisha e Meta, në atë moment fillon diskutimi për largimin e Ramës”, tha ai.

You may also like