Roboti vrau punonjësin në fabrikë – e ngatërroi me kuti perimesh – Shqip

by admin
Spread the love

Një robot vrau një burrë në Korenë e Jugut pasi nuk arriti ta dallonte atë nga një kuti me ushqime që po merrte. Aksidenti ndodhi teksa një burrë rreth të 40-ave, punonjës i një kompanie robotësh, po inspektonte robotin.

Krahu robotik e kapi punëtorin pasi e ngatërroi me një kuti perimesh, e shtyu në një rrip transportieri dhe e shtypi gjoksin dhe fytyrën e tij, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap. Punëtori është transportuar në spital, ku ka ndërruar jetë.

Sipas Yonhap, roboti kishte për detyrë të ngrinte kuti me speca dhe t’i transferonte ato në paleta. Burri i pafat po kontrollonte sensorët e robotit përpara se të testohej në një fabrikë për klasifikimin e specave në Provincën Jugore Gyeongsang më 8 nëntor. Ky test ishte menduar të kryhej më 6 nëntor, por u shty me dy ditë për shkak të problemeve me sensorët e robotit.

You may also like