Roberto Carlos vlerëson ecurinë e Shqipërisë – Shqip

by admin
Spread the love

Legjenda e futbollit beson se Spanja do të fitojë Euro 2024

Roberto Carlos, legjendë e futbollit brazilian dhe europian, kampion bote me kombëtaren e tij dhe fitues i disa trofeve europianë me Real Madrid shpreh simpatinë e tij për kombëtaren shqiptare të futbollit. Ish-mbrojtësi me goditjen fantastike ka dhe një mendim për finalet e europianit që do të luhen në Gjermani.

“Unë jetoj në Spanjë dhe për mua Spanja tani është një skuadër e mirë, por Shqipëria ka disa vite që po vjen në ngritje. Paçi fat…”

Ai ka edhe një mesazh për ish-shokun e tij të skuadrës, të cilit i dërgon përqafime dhe i uron fat.

“Silvinho abraza amigo, muita sorte…”

Legjenda e futbollit, ishte i pranishëm në një prej episodeve ‘Sfida e goditjeve”, të YouTube-rit shqiptar Ergys Pepaj që jeton në Angli, ku tregoi disa nga teknikat e goditjeve të tij fantastike nga afër portës, si dhe veçanërisht nga distanca.

Tv Klan

You may also like