Robert Pirez fut frikën: Mbape mund ta refuzojë

by admin
Spread the love

Të gjithë supozojnë, madje, pjesa më e madhe shprehen të sigurt se kapiteni i Francës, Kilië Mbape do të luajë për Realin e Madridit duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Të gjithë jo, në fakt do të ishte fjala e duhur.

Sepse, ish-mesfushori i kombëtares franceze, Robert Pirez i ka futur frikën madrilenëve, duke lënë të kuptohet se Mbape mund të ndryshojë mendje siç bëri një vit më parë! Ai nuk është aq i sigurt se sulmuesi i PSG-së do të përfundojë në Madrid. Në një prononcim për “Carré”, Pirez foli për të ardhmen e Mbapesë dhe ish-lojtari e ka të qartë se destinacioni i tij më i mirë do të ishte Liverpuli dhe jo Reali i Madridit.

“Do të doja ta shihja atë te Liverpuli. Është një klub i madh, si një familje, strukturë e mirë, pa presion, tifozë të qetë…

Dyshja Mbape-Salah mund ishte shpërthyese”, tha ai, duke lëshuar më pas ‘bombën”. “

Nuk e di se çfarë vendimi do të marrë, por ai e ka refuzuar më parë Realin dhe mund ta bëjë sërish”, tha francezi.

You may also like