Robert Papa zbulon kush e kontrollon Partinë Demokratike

by admin
Spread the love

Lidhur me procesin e zgjedhjes së kryetrarëve të degëve në PD dhe kohën e paktë për zgjedhjen e kryetarit të ri, gazetari i njohur Robert Papa tha se ka kaluar tashmë një vit dhe se procesi duhet të kishte përfunduar më shpejt.

Sipas tij, Berishën nuk e rivalizon dot askush te PD, duke thënë se nuk ka rival.

“Berisha ka zgjedhur llojin e partisë së Sakrozy dhe Berlusconi, partitë popullore. Nuk mund të jetë demokracia e drejtpërdrejtë. Duam apo s’duam ajo parti kontrollohet nga Berisha.

Mendon se është i vetmi që ka mposhtur Ramën. Problemi është qeveria dhe unë mendoj se duhen bashkuar. Një vit është lodhje e madhe, unë shikoj që njerëzit nuk kanë interes. Politika duhet të jetë më e shpejtë. Edhe në Shqipëri nuk ka pse të zgjasë”, tha Papa.

You may also like