Robert F Kennedy Jr. njofton kandidim si i pavarur për zgjedhjet presidenciale të 2024 në SHBA (fotot)

by admin
Spread the love

Kennedy, i cili më herët shpalli kandidaturën me demokratët, tha dje se me dhimbje largohet nga partia e xhaxhait të tij John dhe babait Bobby.

Robert F Kennedy Jr, pinjolli i familjes politike Kennedy që prej gjashtë muajsh kandidonte si demokrat për presidencialet e 2024, njoftoi dje se do të përpiqet për vendin në  Shtëpinë e Bardhë si i pavarur.

69-vjeçari i njohur si aktivist anti-vaksina apo ‘konspiracionist’ dha njoftimin në një takim me qindra mbështetës të tij ne Filadelfia.

Ai është nipi i ish-presidentit John F Kennedy dhe i biri i vëllait të këtij të fundit Robert F Kennedy, të dy të vrarë në atentate të famshme politike.

“Jam këtu për të deklaruar se do të kandidoj si i pavarur për president i Shteteve të Bashkuara. Unë  bashkohem me ju për të bërë një tjetër ‘Deklaratë Pavarësie’ për kombin”, tha ai në fjalimin e gjatë  ku dënonte financierët e Wall Street, korporatat farmaceutike, kontraktorët ushtarakë, dhe “mediat mercenare”, duke shtuar se “stabilimenti dy-partiak po na hedh të gjithëve nga humnera”.

“Një valë pakënaqësie ka përfshirë vendin, që mund të sjellë rrezik por dhe mundësi. Vendi është gati për një  ndryshim historik, për të rifituar lirinë e pavarësinë e tij”, tha mes te tjerash.

Fjalimi pati disa probleme teknike pasi Kennedy doli nga skena pak pasi u prezantua duke u ankuar se nuk shihte fjalimin në ekran.

Mediat në SHBA thonë se mbështetja për Kennedy, qëndron në rreth 15% me demokratët, dhe shtojnë se ka më shumë mbështetje te republikanët e kampit opozitar.

Kennedy u prezantua nga takimin në Filadelfia mes disa folësve të tjerë duke përfshirë dhe gruan e tij, aktoren Cheryl Hines, dhe menaxherin e tij të fushatës Dennis Kucinich./TheGuardian/


Top Channel

You may also like