RMV-ja sot zhvillon ndeshjen vendimtare kundër Argjentinës – Shqip

by admin
Spread the love

Në kampionatin botërorë të hendbollit pë meshkuj që mbahet në Suedi dhe Poloni sonte në program janë ndeshjet e raundit të tretë në grupet E,F,G dhe H.

Maqedonia e Veriut sot me fillim në orën 18:00, zhvillon ndeshjen vendimtare   kundër Argjentinës pë të vazhduar në fazën tjetar apo tëmbledh valixhet  dhe të kthehet në shtëpi. Pas  dy  humbjeve  të thella kundër Norvegjisë dhe Holandës shansi i fundit është Argjentina e cila gjithashtu ka  dy  humbje . Shpresat mbeten  që reprezentuesit që i ka zgjedhur seleksionuesi KIril Llazarov  duhet të relektojnë të japin më të mirën nga vetja  dhe  të zbatojnë urdhërat e  seleksionuesit.

Ndeshja Maqedonia e Veriut zhvillohet në palestrën Tauran Arena në Krakovë.

Ndryshe  në ndeshjet e raundit të tretë të zhvilluara mbrëmë u shënuan kët rezultate:

Brazili – Kepi i Verdes 30-28

Mali Zi – Kili 35-33

Korea e Jugut –  Islanda 25-38

Sllovenia – Franca 31-35

Irani – Spanja 22-35

Polonia – Arabia Saudite 27-24

Portugalia – Hungaria 27-27

Uruguai – Suedia 12-47.

Sot në ora 18:00, takohen

Algjeria  – GJermania

Belgjika  – Bahreini

Egjipti – SHBA

Maqedonia e Veriut – Argjentina

Në orën 20:30 takohen:

Kroacia – Maroku

Katari – Serbija

Holanda – Norvegjia

Tunisi – Danimarka

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like