Rizvanolli: Subvencionimi do të zbusë rritjet e tarifave të kërkuara nga ZRrE-ja

by admin
Spread the love

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se subvencionimi prej 75 milionë eurove ishte zgjidhja më e mirë që mund të bëhej për qytetarët në këto momente, raporton Ekonomia Online.

Sipas Rizvanollit, subvencionimi do të zbusë dukshëm rritjen e tarifave të kërkuara nga ZRRE-ja.

Ministrja bëri të ditur se rritja tarifës së lartë 0.21, me subvencionim do të bëhet 0.14, ndërsa tarifa e ultë nga 0.09 në 0.06.

“ZRRE ka marrë një vendim nën presion politik në vitin 2021, duke hequr bllok tarifën. Vendimi i ZRRE nuk është final, por është në diskutim publik. Ne mund t’iu kërkojmë ndryshime. Kostot e importit dhe sektorit janë rritur shumë. Subvencionimi është i nevojshëm në këto rrethana. Për konsumatorët që harxhojnë nën 600 kWh çmimi do të mbetet i njëjtë, ata që harxhojnë mbi 600 kWh, subvencionimi do të zbusë dukshëm rritjen tarifore. Tarifa e lartë do të bëhet nga 0.21 në 0.14 cent, ndërsa tarifa e ultë nga 0.09 në 0.06. Subvencionimi ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve të ndjeshëm, konsumatorëve në nevojë. Tani për tani, zgjidhjen më të mirë e kemi gjetur me subvencionim”, ka thënë Rizvanolli.

Lexo lajme interesante

You may also like