Rivaliteti Zelensky – Putin, shumë pranë për qëllime të ndryshme

by admin
Spread the love

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky , vizituan trupat e tyre ushtarake në frontet e luftës, në një distancë të vogël nga njëri-tjetri.

Putin udhëtoi në rajonin jugor të Khersonit dhe provincën lindore të Luhansk të hënën. Ndërsa Zelensky mbërriti të martë në Avdiivka një nga pikat më të nxehta të sulmeve.

Qëllimet e tyre personale kanë shtyrë palët të vijojnë takimet në terren, aty ku do të jenë drejtpërdrejte me personat që janë në frontin e luftës.

Ky është udhëtimi i parë që Putin ka bërë në këto dy fronte, të aneksuara nga Rusia,  që pas nisjes së luftës.

Presidenti rus u theksoi komandantëve ushtarakë të njësive Dnieper dhe Vostok rëndësinë e mendimit të tyre dhe shkëmbimin e informacionit, duke diskutuar për mënyrën se si të marrin nën kontroll  më shumë vende.

Nga ana tjetër për udhëheqësin ukrainas nuk është hera e parë vizita në zonat më të prekura nga lufta. Ai takoi disa nga ushtarët ku i nderoi me çmime, ndërsa thirrja e vetme që bëri ishte për forcimin e ushtrisë së Ukrainës, me qëllim përballimin e luftës.

Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin nuk kanë qenë ndonjëherë kaq pranë që nga nisja e konfliktit, por axhendat e tyre janë totalisht të ndryshme.

Presidenti ukrainas po përgatit kundër sulmimin e tij pranveror, të njoftuar shumë më herët për të nxitur dërgesat e armëve perëndimore.

Sa i përket liderit rus, mesazhi i tij është shumë më kompleks, teksa ka shprehur se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga rajonet që ka marrë nën kontroll.

Të dyja palët nuk kanë ndërmend të marrin hapin për vendosjen e paqes, ndërsa gjatë vizitave përcollën mesazhe se nuk kanë ndërmend të tërhiqen.


Top Channel

You may also like