Rita Ora ndihet e turpëruar pasi theu rregullat e pandemisë vitin e kaluar

by admin
Spread the love

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, ka thënë se ndihet e turpëruar pasi theu rregullat e izolimit në ditëlindjen e 30-të.

Për Independent ajo u shpreh se nuk dëshironte të ndodhte ky veprim asnjëherë.

“Jam tepër e turpëruar. Ndihem ende në siklet. Është vërtet e vështirë për mua të flas për këtë. Do të doja të kisha bërë një zgjedhje tjetër. Më bën të trishtuar sepse është diçka që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Njerëzit po bënin sakrifica të mëdha në atë kohë dhe unë i zhgënjeva ata. Dhe kjo dhemb. Vërtet dhemb“, tha ajo.

Kujtojmë, pas përfundimit të festës, ajo kishte paguar vullnetarisht një gjobë prej 10 mijë paundësh.


You may also like