Rita Ora do të prezantojë “MTV Video Music Award 2023” – Shqip

by admin
Spread the love

Spektakli madhështor do të mbahet në 12 Shtator

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, këtë vit do të prezantojë ndarjen e çmimeve MTV Video Music Awards 2023.

Këngëtarja do të ngjitet në skenën madhështore më 12 Shtator që edhe këtë vit mbahet në ‘Prudential Center’ të New Jerseyt.

Autorja e shumë hiteve botërore do të prezantojë artistët për kategoritë kur ato janë nominuar, por nuk përjashtohet mundësia që do të ndajë edhe ndonjë ëmim special. Këngëtarja shqiptare e ka ndarë lajmin me anë të një postimi që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Vetë Rita Ora nuk është e nominuar në asnjë kategori në ngjarjen e këtij viti. Ndërkohë, bukuroshja tjetër shqiptare Dua Lipa është e nominuar në dy kategori në MTV Video Music Aëards 2023, së bashku me Bebe Rexhën që është e nominuar  për këngën “I’m Good (Blue)” si ‘Bashkëpunimi më i mirë’ me David Guettan.

Taylor Swift kryeson nominimet e këtij viti me tetë në kategori të ndryshme, përfshirë: ‘Artisten e vitit’, ‘Videon e vitit’ dhe ‘Këngën e vitit’. Doja Cat, Kim Petras, Miley Cyrus, Nicki Minaj, Olivia Rodrigo dhe Sam Smith morën nga pesë nominime, ndërsa Blackpink, Diddy dhe Shakira secili me nga katër nominime.

Klan News

You may also like