Rishikimi i buxhetit javën e ardhshme para deputetëve

by admin
Spread the love




Rishikimi i buxhetit për gjysmën e dytë të vitit, është dorëzuar në Kuvend. Ministri i Financave Fatmir Besimi bëri me dije, se buxheti ka kaluar në Qeveri dhe menjëherë pas përfundimit të seancës është dërguar në Parlament.

Fatmir Besimi, ministër i Financave

“Buxheti tashmë është dërguar në Kuvend. Me siguri do të arrij të hënën, për shkak të fundjavës, nuk e di nëse shërbimet kanë arritur ta pranojnë teknikisht dje. Dje në Qeveri kryeministri e ka nënshkruar, menjëherë pas mbarimit të seancës, është dorëzuar në Kuvend”.

Ministri Besimi tha se në rishikimin e buxhetit janë paraparë edhe pagat në arsim me rritjen prej 15%, por nuk tregoi se sa do t’i kushtoj buxhetit të shtetit, rritja e pagave në shkolla fillore, të mesme dhe çerdhe.
esimi foli edhe një sërë projektesh dhe mjetet financiare që planifikojnë t’i realizojnë pas rishikimit të buxhetit. Me të sigurohen 76 milionë euro për masa për mbrojtjen e standardit të qytetarëve dhe gjithashtu parashihen 52 milionë euro subvencione për fermerët. Besimi theksoi se rifhikimi i bugjetit është përgjigje fiskale ndaj zhvillimeve aktuale globale, ndërsa reflekton synimin për rikuperimin e plotë të ekonomisë nga pandemia, por edhe për mbështetjen e qytetarëve në kulmin e krizës globale.


You may also like