Rinovimi i Skriniar në dyshim, sllovaku tundohet nga milionat e PSG-së

by admin
Spread the love

Milan Skriniar qëndroi tek Interi, por tashmë nis puna më e vështirë për zikaltërit. Mbrojtësi sllovak i skadon kontrata në qershor dhe rinovimi nuk duket një formalitet.

Ekziston rreziku që Interi ta humbasë lojtarin me parametër zero 9 muaj pasi refuzoi 70 milionë euro për ta shitur te PSG. Zhang nuk ndryshoi mendim edhe në ditën e fundit të merkatos, një lëvizje shumë e mirë në aspektin teknik, por shumë e rrezikshme në anën ekonomike.

Skriniar është i lidhur me Interin dhe nuk kërkoi që të transferohej, por mund të tundohet nga oferta 10 milionë euro e francezëve. Madje presidenti i PSG Nasser Al-Khelaifi është i sigurt që do ta marrë sezonin e ardhshëm me parametër zero.

Interi nuk ka mundësi ti afrohet ofertës së parisienëve. Mbrojtësi fiton aktualisht 3 milionë dhe Zhang mund ta rrisë ofertën deri në 6 milionë, aq sa fitojnë Lautaro dhe Brozovic. / Oversport.tv

You may also like