Rinovimi i “asit” të mbrojtjes së Arsenalit, Arteta: Aftësitë e tij janë të klasit të parë

by admin
Spread the love

Rinovim tek Arsenali. Gunners kanë zgjatur bashkëpunimin me Takehiro Tomiyasun deri në verën e vitit 2026.

Lojtar për të cilin drejtuesit e klubit anglez paguan rreth 19 mln euro te Bologna në verën e vitit 2021.

25-vjeçari është një “xhol” i mbrojtjes, pasi i mbulon të gjithë pozicionet në repartin e tërhequr, edhe pse roli natyral është ai i anësorit të djathtë.

Me kalimin e kohës japonezi (41 ndeshje me Kombëtaren) ka arritur të fitojë besimin e trajnerit Arteta, teksa sot erdhi firma mbi kontratën e re.

“Jemi shumë të kënaqur për rinovimin e Tomit. Aftësitë e tij si forca natyrore, qëndrimi, mentaliteti dhe vlerat që zotëron, janë të klasit të parë.

Tomi është i dashur nga të gjithë. Është e admirueshme mënyra se si stërvitet, si dhe dëshira dhe vendosmëria që ka për të qenë versioni më i mirë i vetes çdo ditë.

Ne presim me padurim për të vazhduar punën me Tomin në vitet e ardhshme“, u shpreh trajneri spanjoll në lidhje me rinovimin e 25-vjeçarit./ Supersport


Top Channel

You may also like