Ring ofron $1 milionë nëse përdoruesit gjejnë video që vërtetojnë ekzistencën e alienëve

by admin
Spread the love

Ring po ofron $1 milion për këdo që mund të regjistrojë një pamje të alienëve në kamerat që kanë instaluar në shtëpitë e tyre.

Ring’s Million Dollar Search for Extraterrestrials” inkurajon përdoruesit e Ring që të shikojnë regjistrimet e tyre këtë sezon për ndonjë shenjë të aktivitetit jonormal. “Për gati 100 vjet, shkencëtarët, ekspertët dhe pronarët e zakonshëm të shtëpive kanë ndarë histori dhe videoklipe të aktiviteteve jo normale,” tha Ring të mërkurën. “Me pamjet e reja dhe prova të mëtejshme se format e jetës mund të ekzistojnë përtej atmosferës së Tokës, ekziston mundësia që aktiviteti jashtëtokësor mund të ndodhë pikërisht jashtë derës tuaj të përparme.”

Përdoruesit që vërejnë një UFO që fluturon pranë pronës së tyre, krijesa të vogla jeshile që ecin në oborrin e tyre ose prova të tjera të jashtëtokësorëve, inkurajohen t’i dorëzojnë filmimet e tyre të Ring në kompaninë Amazon, ku do të shqyrtohet nga një “Ekspert Hapësinor dhe Jashtëtokësor“. Nëse profesionisti mendon se videoja plotëson “kriteret e provave shkencore të një forme jete jashtëtokësore“, pronarit do t’i jepet çmimi i konsiderueshëm.

Megjithatë ju mund të fitoni një shumë më të vogël parash duke dorëzuar disa pamje të tjera argëtuese.

Na tregoni kostumet tuaja më të mira jashtëtokësore, aksesorët, grimin ose mjete të tjera artificiale dhe mund të keni të drejtë të fitoni një gift-card prej $500 Amazon për krijimtarinë tuaj të jashtëzakonshme. Konkursi do të zgjasë deri më 3 nëntor, duke u dhënë pjesëmarrësve mjaft kohë për të hequr dylbitë dhe për të karikuar kamerat e tyre. “Argëtohuni dhe mos u mashtroni nga kostumet realiste që mund të shihni në Halloween!” bëri shaka kompania.

You may also like