Rikthimi i një “Alo”-je mes dy Koreve – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut rinovuan linjën telefonike “të kuqe” që u ndërpre nga Pheniani zyrtar disa muaj më parë.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA njoftoi se lidhjet telefonike do të rivendosen të hënën në orën nëntë me kohën lokale.

Seuli konfirmoi se komunikimi i rregullt, dy herë në ditë, u rinovua përmes linjave telefonike ushtarake dhe të tjera të menaxhuara nga Ministria e Unifikimit, përveç kanalit detar i cili është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar për anijet tregtare, shkruan AP.

KCNA i ka bërë thirrje Seulit të përmbushë “detyrat” e saj për të ndrequr lidhjet e tendosura ndërkufitare, duke i bërë jehonë një fjalimi javën e kaluar nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, i cili vendosi të rinovojë linjat për të ndihmuar njerëzit të realizojnë shpresat e tyre për ngrohjen e marrëdhënieve dhe arritjen e paqes.

Në atë fjalim, Kim i bëri thirrje Koresë së Jugut të heqë dorë nga “standardet e dyfishta” dhe “keqkuptimet” e saj në lidhje me aktivitetet ushtarake të vetëmbrojtjes së Koresë së Veriut, ndërsa zhvillon armët e saj.

Kim Jong-un javën e kaluar shprehu gatishmërinë për të riaktivizuar linjat e komunikimit, të cilat Koreja e Veriut i ndërpreu në fillim të gushtit në shenjë proteste ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara. /tesheshi.com/

You may also like