Rikthehet pas 5 vitesh në pankinë, Magath humb debutimin prej Covid-19

by admin
Spread the love

Felix Magath mori drejtimin e Hertha Berlind pak ditë më parë, duke zënë vendin e Tayfun Korkut.

Trajneri me eksperiencë, që kishte drejtuar për herë të fundit në vitin 2017, nuk do të mund të jetë në stol kundër Hoffenheim.

Magath ka dalë pozitiv me Covid-19 dhe për momentin as nuk mund ta stërvitë skuadrën. Gjermani është izoluar dhe vetëm pasi të dalë negativ do të mund të nisë nga puna me Hertha Berlin. / oversport.tv

Foto: Hertha BSC, Twitter

You may also like