Rikthehet Messi, Ramos shënon të parin – PSG fiton me rezultat të thell kundër Reims

by admin
Spread the love

Paris Saint Germain kanë marrë tri pikë të lehta për të mbajtur distancën në krye të tabelës.

Skuadra e Mauricio Pochettino ka shënuar fitore me rezultatin 4:0.

Goli i parë në këtë ndeshje u shënua në minutën e 44’ të takimit, nga Marco Verratti. Ky ishte edhe goli i vetëm në 45 minutëshin e parë.

Pjesa e dytë e pa Parisin të shpërthente. Fillimisht, Sergio Ramos shënoi golin e parë me skuadrën e re. Ishte minuta e 62’ kur ai dërgoi topin në rrjetë për 2:0.

Autogoli i Fares në minutën e 67’ dhe goli i Danilo në minutën e 75’ nokautuan përfundimisht skuadrën e Reims.

Kjo fitore e çon Parisin në kuotën e 53 pikëve, 11 më shumë sesa vendi i dytë Nice, kurse Reims mbetet me 24 pikë në pozitën 14. 

You may also like