Rikthehet magjia e Champions League, PSG-Juve supersfida e ditës, në fushë edhe Milani

by admin
Spread the love

Rikthehet ditën e sotme magjia e Champions League të cilën do të keni mundësi ta ndiqni edhe nëpërmjet platformës Tibo. “Nata e yjeve” na rezervon disa ndeshje shumë interesante ku supersfida e sotme është PSG-Juventus. Edhe pse me disa mungesa si Di Maria, apo Pogba i cili do të operohet, Juventusi do të kërkojë të dalë me pikë nga kjo sfidë.

Nga ana tjetër, PSG ka vetëm një objektiv, fitoren dhe të japë konfirmimin se është ajo një nga kandidatët kryesorë për trofeun.

Do të zbresë në fushë edhe ekipi kampion i Italisë, Milani që do të udhëtojë në Austri për t’u përballur me Salzburg. Konsiderohet një sfidë e lehtë në letër për ekipin e Piolit, por edhe vetë trajneri konfirmoi se nuk duhet nënvlerësuar dhe se do të japin maksimumin për të dalë me pikë të plota.

Të dyja këto sfida do të startojnë në orën 21:00, njësoj si Celtic-Real Madird, Sevilla-Manchester-City, Leipzig-Shakhtar, Benfica-Maçabi Haifa. Ndërkohë që ky edicion do të startojë me dy sfidat e orës 18:45 Dinamo Zagreb-Chelsea dhe Dortmund-Copenhagen. /oversport.tv

Foto: UEFA Champions League, Twitter

You may also like