Rikthehet magjia e Botërorit, Argjentina dhe Kroacia luftojnë për finalen e madhe

by admin
Spread the love

Rikthehet sot magjia e Kupë së Botës në Katar ku luhet gjysmëfinalja e parë, ajo midis Argjentinës dhe Kroacisë. Sfida e cila starton në orën 20:00 garanton spektakël dhe emocion dhe keni mundësi ta ndiqni edhe përmes platformës Tibo.

Të dyja ekipet vijnë në këtë pëballje pasi kanë zhvilluar 120 minuta lojë në sfidat çerekfinale. Argjentina arriti të kalonte më tej pas një sfide spektakolare ndaj Holandës, ndërsa Kroacia eliminoi në mënyrë surprizë një nga pretendentët kryesorë siç ishte Brazili.

Do të jetë një ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja kampet, ku Messi në Botërorin e tij të fundit nuk dëshiron asnjë hap fals për të realizuar ëndrrën e tij më të madhe. Nga ana tjetër, Kroacia vjen me moral të lartë pasi eliminoi Brazilin dhe një fitore do ta çonte për të dytin edicion radhazi në finale.

Të dy teknikët, si Lionel Scaloni ashtu edhe Zlatko Dalic janë shprehur besimplotë përpara ndeshjes se skuadrat i kanë të gjitha cilësitë për të prekur finalen. Kështu, në orën 20:00 do të startojë sfida ku do të zbulojmë edhe ekipin e parë finalist në Katar. /oversport.tv

Foto: fifa.com

You may also like