Rikthehet ideja e Superligës Europiane – Shqip

by admin
Spread the love

Reichart: Është koha për ndryshim, shpëton futbollin kontinental

Pavarësisht kritikave, projekti i Superligës Europiane mbetet zgjidhja e vetme për problemet e futbollit në kontinentin e vjetër. Këtë e ka pranuar CEO i A22 Sports Management, një kompani e krijuar për të sponsorizuar dhe ndihmuar në krijimin e ligës.

Kompania publikoi rezultatet paraprake të bisedimeve me 50 klube evropiane dhe aktorë të futbollit, duke thënë se “shumica dërrmuese e tyre e futbollit evropian është në rrezik dhe se është koha për ndryshim”.

“Ky projekt ka evoluar. Ai është përshtatur me kritikat dhe pasi të kemi një siguri të caktuar juridike do të vazhdojmë me propozimet tona. Shohim disbalanca konkurruese duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për klubet që ëndërrojnë për suksesin europian dhe të jenë rival për skuadrat ‘BIG’. Mendoj se është në interes të të gjithë industrisë. Aktualisht garat Europiane nuk po e përmbushin potencialin e tyre”.

Real Madrid, Barcelona dhe Juventus janë të vetmet nga 12 klubet themeluese të Superligës Europiane që synojnë krijimin e turneut të ri jo në varësi të UEFA-s dhe FIFA-s. Klubet solide e dërguan rastin në gjykatën e Madridit, e cila i dha të drejtë, duke e lënë topin e fundit në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Europian me qendër në Luksemburg.

Klan News

TI RAPORTON!

You may also like