Rikthehet “Abissnet Superiore” në Oversport dhe Tibo, luhet sot Teuta-Kukësi

by admin
Spread the love

Rikthehet në ekranin e Oversport dhe Tibo “Abissnet Superiore” e cila do të hap siparin e javës së katërt. Ditën e sotme do të luhet vetëm një ndeshje, ajo midis dy vendeve të fundit Teutës dhe Kukësit e cila do të startojë në orën 17:45.

Durrsakët vijnë me një ndryshim të madh nga java e fundit pasi kanë shkarkuar trajnerin Renato Arapi dhe vendin e tij e ka marrë Bledi Shkëmbi. Trajneri i ri i Teutës kërkon ta nisë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë aventurë të re dhe kërkon gjithashtu të përfitojë nga momenti jo i mirë i Kukësit.

Nga ana tjetër është një duel shumë delikat edhe për Kukësin dhe trajnerin Skënder Gega. Verilindorët ndodhen në vendin e fundit me vetëm 1 pikë dhe një tjetër rezultat fals mund të sillte më shumë pasoja për klubin.

Deri tani presidenti Safet Gjici ka marrë disa masa ndëshkimore, por një tjetër rezultat negativ mund të sillte të tjera pasoja. /oversport.tv

You may also like