Rihanna shtatzënë për herë të dytë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Fituesja nëntë herë e çmimit Grammy, Rihanna ka konfirmuar se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, pasi i befasoi ndjekësit më një rikthimi të saj të shumëpritur në Super Bowl 57 të dielën.

34-vjeçarja, e cila solli në jetë fëmijën e saj të parë vetëm nëntë muaj më parë, trazoi në rrjetet sociale ndërsa doli në skenë para një publiku prej miliona njerëzve në Stadiumin State Farm në Glendale.

Një përfaqësues i yllit konfirmoi lajmin për fëmijën menjëherë pas përfundimit të performancës.

 

Kjo është hera e parë që ajo performon në televizion drejtpërdrejt që nga viti 2018, ku ajo iu bashkua DJ Khaled në skenë për të kënduar Wild Thoughts në Grammy Awards.

Rihanna e filloi shfaqjen teksa performoi këngën e saj B**** Better Have My Money. Ajo ishte e veshur me një jumpsuit të të kuqe dhe i dukej barku i rrumbullakosur./Botapress.info/

V I D E O

You may also like