Rihanna me një paraqitje të guximshme, tregon me krenari barkun e saj të rrumbullakosur

by admin
Spread the love

Ajo njihet si një ikonë e modës.

Kështu që Rihanna vazhdoi t’i shtyjë kufijtë e modës me stilin e saj të shtatzënisë teksa mahniti me paraqitjen e fundit kur u fotografua nga paparacët në Giorgio Baldi, në Los Angeles të mërkurën, shkruan DailyMail.

Këngëtarja, 33 vjeçe, është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin ASAP Rocky, dhe e shfaqi barkun e saj të rrumbullakosur, ndërsa ishte e veshur me një bluzë të shkurtër, tërësisht të hapur te pjesa e barkut.

Ajo kishte veshur një palë xhinse të gjera, dhe mbi to një pallto të gjatë me material të përzierë mes xhinseve dhe lëkurës së leopardit.

Duke i shtuar edhe më tepër magji dukjes, interpretuesja e hitit “Umbrella”, mbante me vete një çantë të markës “Christian Dior”, në daljen e saj të veçantë.

Rihanna ka shtyrë kufijtë e modës së lehonisë me pamjet e saj të pabesueshme kohët e fundit, pasi edhe gjatë fundjavës ajo u fotografua me një veshje të guximshme të zezë, e cila vinte në pah barkun e saj shtatzënë.

Këngëtarja dhe partneri i saj reper njoftuan se po prisnin një fëmijë në fillim të këtij muaji, kur ajo tregoi barkun e saj në një fotosesion të veçantë që dyshja realizuan në New York.

Rihanna dhe ASAP – emri i vërtetë Rakim Athelaston Mayers – ka tash e sa vite që janë në lidhje, gjersa arritën ta fshehin shtatzëninë e Rihannës deri para pak javësh.

Pas publikimit të lajmit, një burim i brendshëm foli për Revistën People duke thënë se Rihanna “nuk mund të ishte më e lumtur dhe është kaq e emocionuar që do të bëhet nënë”.

I njëjti burim vazhdoi: “Ajo i pëlqen të gjitha ndryshimet në trupin e saj gjatë shtatzënisë dhe gjithmonë iu ka dhënë hapësirë grave shtatzëna në linjën e saj të veshjeve ‘Fenty’”.

Sipas burimit: “Gjithçka që bën Rihanna, ajo e bën në mënyrën e saj në orarin e saj, dhe të kesh një fëmijë nuk është ndryshe”.

“Rihanna dhe Rocky janë “ashtu si çdo çift tjetër prindërish të ardhshëm. Po, ata janë të famshëm, por ata janë çifti i ri më i lezetshëm që presin fëmijë”, tha burimi.

Rocky është shumë romantik dhe i dërgon buqeta lulesh në dhomë gjatë gjithë kohës. Ajo kurrë nuk është ndjerë kështu më parë dhe kjo marrëdhënie e ka ndryshuar atë.

Këngëtarja e hitit “S&M” me sa duket e prezantoi Rocky-n me babain e saj dhe me anëtarët e tjerë të familjes, gjatë një udhëtimi në Barbados afër fundit të vitit 2020.


You may also like