Rihanna konfirmon shtatzëninë, publikohen fotografitë e para me barkun e rrumbullakosur

by admin
Spread the love

Këngëtarja e hitit “Diamonds” është shtatzënë, në pritje të fëmijës së saj të parë me reperin A$AP Rocky.

Çifti u fotografua në New York City gjatë fundjavës, ku Rihanna kishte nxjerrë në pah barkun, derisa tanim i ka dhënë fund dyshimeve për shtatzëninë e saj.

Në një nga fotot e publikuara, të cilat janë shkrepur në qytetin e lindjes së A$AP Rocky, Harlem, reperi puth në ballë Rihannën, teksa ata shijojnë një shëtitje me dëborë jashtë.

Në maj, A$AP Rocky foli për revistën GQ për romancën e tij me Rihanna-n, duke e quajtur atë “dashuria e jetës sime”.

Theksojmë se Rihanna dhe Asap Rocky ka vite që janë në lidhje dashurie.


You may also like