Rihanna ka në plan të shesë kompaninë e saj për një shumë marramendëse

by admin
Spread the love

Rihanna po punon me disa këshilltarë për të nxjerrë në shtije markën e saj të suksesshme të brendshmeve “Savage X Fenty”.

Sipas një burimi për mediat, oferta filestare mendohet të jetë 2.7 miliardë dollarë, bazuar kjo në kërkesat që njerëzit kanë rreth kompanisë në fjalë.

Megjithatë, kompania ende nuk ka dalë në një njoftim zyrtar dhe nuk dihet kur do të bëhet publik vendimi që këngëtarja ka marrë për biznesin e saj.

Një ofertë publike fillestare (IPO) përfshin marrjen e një kompanie nga pronësia private në publike duke emetuar aksione për disa persona. Kjo procedurë ligjore, i lejon kompanisë të mbledhë më shumë para dhe të rrisë emrin e saj. “Savage X Fenty” ka grumbulluar reth 125 milionë dollar vetëm në muajin Janar gjatë një mbledhjeje fondesh./revistawho.com

You may also like