RIGË – Vendet baltike thërrasin përfaqësuesit diplomatik rusë pas vdekjes së Navalny

by admin
Spread the love

RIGË, 19 shkurt /ATSH-DPA/- Estonia, Letonia dhe Lituania kanë thirrur përfaqësuesit diplomatik rusë në vendet e tyre pas vdekjes së politikanit opozitar rus, Alexei Navalny.

“Gjatë diskutimeve sot në Talin, Rigë dhe Vilnius, zyrtarë nga vendet baltike dënuan vdekjen e Navalny duke theksuar se ata e konsiderojnë Kremlinin përgjegjës për të”, sipas deklaratave të Ministrive të Jashtme të tre vendeve.

Ministrat e Jashtëm të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë i kërkuan Moskës që të sqarojë plotësisht rrethanat e vdekjes së Navalny dhe t’i japë trupin familjes së tij.

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e Jashtëm të tre shteteve baltike kritikuan gjithashtu zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Rusi, të cilat sipas tyre nuk do të jenë as të lira dhe as të drejta.

“Në funksion të shtypjes së plotë të opozitës dhe medieve të pavarura, mungesës së kandidatëve alternativë të besueshëm dhe pa monitorim ndërkombëtar, këtyre zgjedhjeve do t’u mungojë çdo legjitimitet demokratik”, thuhet në deklaratë.

Estonia, Letonia dhe Lituania gjithashtu thanë se nuk do të njihnin votimin e planifikuar dhe rezultatet e tij në territoret e okupuara të Ukrainës.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like