RIGË – Rinkevics: Rrjedhjet e gazsjellësve “Nord Stream 1” dhe 2, incidenti më i rëndë i sigurisë në Baltik

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

RIGË, 28 shtator /ATSH-DPA/- Ministri i Jashtëm letonez, Edgars Rinkevics i përshkroi rrjedhjet e gazsjellësve “Nord Stream 1” dhe 2 si sulme të qëllimshme.

Në fillim të kësaj jave, u zbuluan tre rrjedhje në tubacionet që transportojnë gazin nga Rusia në Evropë nëpërmjet detit Baltik, në zonat ekskluzive ekonomike të Danimarkës dhe Suedisë, në ishullin danez, Bornholm.

“Sabotimi i gazsjellësve ‘Nord Stream 1’ dhe 2 duhet të klasifikohet si incidenti më i rëndë i sigurisë dhe mjedisit në detin Baltik. Duket se po hyjmë në një fazë të re të luftës hibride”, shkroi Rinkevics në Twitter.

Rinkevics tha se Letonia qëndron në solidaritet me Danimarkën dhe është e gatshme të mbështesë hetimin.

“NATO-ja dhe BE-ja duhet ta marrin seriozisht këtë çështje dhe të përgjigjen në përputhje me rrethanat”, tha Rinkevics pas një bisede telefonike me homologun e tij danez, Jeppe Kofod./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like