RIGË – Letonia aderon në Konventën e Stambollit për dhunën ndaj grave

by admin
Spread the love

RIGË, 30 nëntor /ATSH-DPA/ – Letonia ka aderuar në Konventën e Stambollit për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Pas disa orësh debati të nxehtë, parlamenti në Rigë votoi në favor të ratifikimit të Konventës së Këshillit të Evropës me votat e ligjvënësve nga qeveria e qendrës së majtë.

Opozita nuk mori pjesë në votim, me përjashtim të dy deputetëve që votuan kundër.

Deklarata e miratuar nga Këshilli i Evropës në vitin 2011 e kategorizon dhunën ndaj grave si shkelje të të drejtave të njeriut.

Ajo gjithashtu përcakton masat politike dhe ligjore me të cilat shtetet individuale duhet të krijojnë një kornizë të standardizuar mbarëevropiane për parandalimin, mbrojtjen e viktimave dhe ndjekjen penale.

Letonia është një nga gjashtë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë ratifikuar ende Konventën e Stambollit. Kritikët dhe kundërshtarët e traktatit në vendin baltik të BE-së argumentuan se ajo minon përkufizimet e pranuara të gjinisë dhe kërcënon vlerat tradicionale familjare të Letonisë.

Prandaj, Ministria e Mirëqenies në Rigë shtoi një aneks shpjegues në Konventën e Stambollit, i cili thekson se termi “gjini sociale” i përdorur në konventë nuk lidhet me detyrimin për të futur një kuptim të ndryshëm të gjinisë në sistemin ligjor dhe arsimor të Letonisë.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like