RIGË – Estonia blen 12 obusë vetëlëvizës nga Koreja e Jugu

by admin
Spread the love

RIGË, 15 janar /ATSH-DPA/- Estonia do të blejë 12 obusë vetëlëvizës të tjerë nga Koreja e Jugut, ndërsa vendi baltik rrit kapacitetin e tij ushtarak pas pushtimit rus të Ukrainës.

Qendra e Estonisë për Investimet e Mbrojtjes në kryeqytetin Talin njoftoi dje marrëveshjen me vlerë 36 milionë euro (39 milionë dollarë).

Sistemet e armëve vetëlëvizëse “K9 Thunder” të prodhuara nga kompania e armëve koreano-jugore “Hanwha Techwin” do të dorëzohen deri në vitin 2026.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës shihet në Estoni si një kërcënim i drejtpërdrejtë i sigurisë. Qeveria është përgjigjur duke rritur shpenzimet ushtarake dhe përmirësuar masivisht forcat e armatosura.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Ndërhyrja delikate në tru me pacientin zgjuar, realizohet me sukses nga ekipi i Neurokirurgjisë

You may also like