Ricky Martin pasi arriti në Tiranë: Shumë i lumtur që jam këtu

by admin
Spread the love

Artisti i njohur latin, Ricky Martin ka arritur sot në Shqipëri.

Ai është shprehur shumë i lumtur për koncertin që do ta mbaj më 20 korrik në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar në Instagram një video, ku Ricky Martin fton të gjithë për një koncert fantastik.

“Përshëndetje Shqipëri! Si jeni. Unë jam Ricky Martin dhe sapo kam mbërritur në Tiranë. Jam shumë i lumtur që jam këtu sepse e kam një koncert të madh në sheshin ‘Skënderbej’ më 20 korrik. Dua të jeni të gjithë aty dhe bëhuni gati për të kërcyer pasi do të jetë shumë shumë fantastik. Uroj ta shijoni dhe shihemi së shpejti”, ka thënë Ricky Martin./21Media

You may also like