“Richarlison super, do luajmë me katër sulmues”, Conte gëzon tifozët

by admin
Spread the love

Antonio Conte ka një premtim të bukur për tifozët e Tottenhamit. Skuadra angleze ka potencial të madh në ofensivë, aty ku zotëron emra si Harry Kane, Son Heung-Min, Richarlison apo Dejan Kulusevski.

Richarlison u ble nga Evertoni për shumën e 60 milionë paundëve (50 + 10 në formë bonusesh). Conte e vlerëson shumë 25-vjeçarin, të cilin e siguron se do të luajë shumë këtë sezon pavarësisht konkurrencës së madhe në ofensivë.

Braziliani debutoi me Tottenhamin në barazimin 2-2 në derbin e tensionuar ndaj Chelsea. Richarlison u fut në fushë si zëvendësues, luftoi fort në fushë dhe dha kontributin e tij në evitimin e humbjes së skuadrës londineze..

Richarlison është një futbollist të cilin e pëlqej shumë. Një afrim shumë i mirë për ne, ai stërvitet me tru dhe në fushë nuk pushon, bën lojë të ‘pistë’ dhe na shton përqendrimin si skuadër.

Ne po punojmë shumë në aspektin taktik, ndeshje ka plot dhe në shumë raste ne do të luajmë me katër sulmues.

Duhet të përpiqemi të përmirësohemi, sepse për mua të luaj me katër sulmues mund të bëhet një opsion i mirë gjatë lojës, por dhe për të filluar disa ndeshje me katër përpara”, deklaroi trajneri italian.

Spurs kanë katër pikë pas dy javëve të para në Premier League. Ndeshja e radhës luhet sot (e shtunë) në “Tottenham Hotspur Stadium” përballë Wolves (13:30), sfidë që do transmetohet në Shqip 2.


Top Channel

You may also like