RIAD – Biden: Nuk do të lëmë asnjë boshllëk në Lindjen e Mesme që të mbushet nga Rusia dhe Kina

by admin
Spread the love

RIAD, 17 korrik /ATSH-AA/ – Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se në Lindjen e Mesme nuk do të lihet boshllëk që ta mbushin Rusia dhe Kina.

Biden ka bërë deklaratën pas takimit me mbretin saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud dhe princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman, në pallatin ”Al-Salam” në qytetin Xhedah.

Pasi informoi se kanë zhvilluar bisedime të rëndësishme me drejtuesit në Arabinë Saudite, Biden tha se në takimet në Xhedah kanë diskutuar për sigurinë e energjisë dhe se Arabia Saudite do të hyjë në partneritet me SHBA-në në çështjen e energjisë së pastër.

Presidenti amerikan bëri të ditur se kanë zhvilluar bisedime edhe për garantimin e sigurisë energjetike.

“Diskutuam për nevojat e sigurisë dhe ushtarake të Arabisë Saudite dhe kërcënimet me të cilat mund të përballet vendi, si dhe se diskutuan për çështjen e Jemenit”, tha Biden.

Duke vënë në dukje se kanë zhvilluar takime të rëndësishme me mbretin e Arabisë Saudite dhe princin e Kurorës dhe se arritën shumë suksese pas “diplomacisë së heshtur” që ka zgjatur prej muajsh, Biden theksoi see ”në këtë aspekt, Arabia Saudite do të hapë hapësirën e saj ajrore për të gjitha fluturimet civile. Ne e vlerësojmë këtë vendim. Kjo është situatë e rëndësishme dhe sukses shumë i madh. Kjo do të thotë se hapësira ajrore e Arabisë Saudite do të hapet ndaj Izraelit”.

“Ne kemi bërë përparim në forcimin e marrëdhënieve tona me vendet e Gjirit. Nuk do të lëmë asnjë boshllëk në Lindjen e Mesme që Rusia dhe Kina të mbushin”, nënvizoi Biden, duke iu referuar marrëdhënieve të Uashingtonit me Lindjen e Mesme.

Biden tha se në takimin me princin Bin Salman ka diskutuar edhe vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

“Në takim shpreha mendimin tim dhe në mënyrë të qartë theksova se presidenti i SHBA-së nuk duhet të heshtë për të drejtat e njeriut. Princit Bin Salman i thashë se mendoj që ai është përgjegjës për këtë ngjarje”, tha ai.

Më tej Biden ka bërë të ditur se Bin Salman i ka thënë atij se ”ai nuk është përgjegjës i kësaj ngjarjeje” dhe se ”ka ndërmarrë hapat e nevojshme ndaj përgjegjësve”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like