Rezultatet e dobëta kushtojnë, Rangers shkarkon teknikun Van Bronckhorst

by admin
Spread the love

Giovanni van Bronckhorst nuk është më trajneri i Rangers. Klubi skocez, përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ka bërë të ditur se rezultatet dhe paraqitjet e muajve të fundit nuk kanë qenë në pritshmëritë e klubit dhe këshilli administrativ ka vendosur që të shkarkojë teknikun holandez.

Presidenti i Rangers, Douglas Park ka dhënë një deklaratë pas vendimit për të ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Giovanni van Bronckhorst.

“Dua ta falënderoj për punën e bërë në 12 muajt e fundit dhe në veçanti për rezultatet e arritura, duke çuar klubin deri në finalen e Europa League dhe fitimin e Kupës së Skocisë sezonin e kaluar. Për fat të keq, rezultatet e fundit nuk kanë kënaqur pritshmëritë tona dhe të trajnerit, prandaj sot kemi marrë këtë vendim të vështirë”, ka thënë Douglas Park. / Oversport.tv

Foto: Rangers Football Club Twitter

You may also like