Rezervuari Kakhovka i Ukrainës ishte i dyti më i madh në Evropë, tani kërcënon furnizimin me ushqim në botë

by admin
Spread the love

Për shtatë dekada një rezervuar i madh ka dominuar peizazhin këtu si i dyti më i madh në Evropë, por tani jo më.

Pjesa më e madhe e ujit , është tharë pasi diga Nova Kakhovka u hodh në erë nga rusët . Pamja është befasuese.

Aty ku kishte vetëm ujë, brigje të mëdha rëre shtrihen në distancë. Duket si një shkretëtirë. Ujërat kanë marrë erë të keqe. Më shumë se një milion hektarë tokë bujqësore varet nga kanalet në të dy anët e rezervuarit për ujitje, tokë që prodhon dy milion ton drithë në vit.

Oxhaqet e gjatë të termocentralit bërthamor të Zaporizhia shkëlqejnë në distancë përtej rërës.Ukraina mund të jetë e famshme për tokën e saj të zezë të pasur, por nuk është shumë e dobishme pa ujë.

Qeveria ukrainase ka paralajmëruar se rusët kanë minuar një pjesë të termocentralit dhe mund ta hedhin në erë më pas.

 


Top Channel

You may also like