Revolucion për titull te Juventusi, merkato e madhe për të pushtuar sërish Italinë

by admin
Spread the love

“Revolucioni scudetto”. Kështu quhet në Itali lëvizja që Juventusi po bën në merkato për të afruar në ekip disa lojtarë me peshë për të fituar titullin kampion. Kështu, në tre më të rëndësishit që Juventusi kërkon, padyshim emri më i madh është ai i Paul Pogba.

Ditën e djeshme pati edhe një takim midis agjentëve të lojtarit dhe drejtuesve të Juventusit për sa i përket një transferimi të mundshëm në Torino. Të gjitha palët janë dakord që ky transferim të bëhet dhe kanë mbetur vetëm çështjen ekonomike për t’u diskutuar, me Pogba që është i gatshëm të pranojë një pagë më të ulët për të riveshur fanellën bardhezi.

Angel Di Maria është emri tjetër që me eksperiencën e tij mund të jetë njeriu shtesë për “Zonjën e Vjetër”. Sipas mediave italiane, pothuajse gjithçka është e kryer për sulmuesin argjentinas, ku kanë mbetur vetëm detajet e vogla që duhen sistemuar për të zyrtarizuar transferimin e tij në Torino.

Emri i tretë ndërkohë vjen nga rivalët e përjetshëm të Interit. Ivan Perisic duket i pakënaqur me trajtimin që i kanë bërë zikaltrit me situatën e rinovimit dhe mund të ndryshojë ekip. Për me tepër oferta e “Zonjës” është më e lartë se 4.5 milionë euro pagë në vit që i ofronë Interi. 6 milionë i është vendosur në tavolinë Perisic nga Juventusi, një shumë që mund ta tundojë mesfushorin kroat. /oversport.tv

You may also like