Reshje të dendura të borës në Zvicër, pas tetorit të butë

by admin
Spread the love

Pas një tetori jashtëzakonisht të ngrohtë, nëpër malete Zvicrës kanë rënë reshjet e mëdha të dëborës

Tetori i butë ia la vendin nëntorit dimëror: Mëngjesin e së premtes ka rënë dëborë e madhe nëpër malet zvicerane. Të reshura ka nga 1 200 deri në 1 400 metra, ndërsa temperaturat arrijnë rreth dhjetë deri në dymbëdhjetë gradë, siç transmeton Meteoneës, përcjell portali Shtegu.

Reshjet e dendura të dëborës, mëngjesin e së premtes kanë sjellur kushte të vështira rrugore në lartësitë më të larta. Shumë rrugë janë të mbuluara me borë mbi 1 200 deri në 1 500 metra dhe zinxhirët e borës janë të detyrueshëm në disa kalime alpine.

Të shtunën do të ketë gjithashtu reshje bore dhe shiu. Në mbrëmje janë të mundshme rreze dielli. Temperaturat mbeten në dhjetë gradë. Ngrica mund të ketë lokalisht në mëngjes të dielën – edhe në ultësira. Temperaturat do të rriten sërish ndjeshëm javën e ardhshme. Të hënën do të ketë 14 gradë dhe me shumë diell. Në ultësira, megjithatë, paradite pritet të ketë mjegull të lartë.

You may also like