REPORTAZH – Sirisë martire i duhej të përjetonte edhe tërmetin shkatërrimtar

by admin
Spread the love

BEJRUT, 7 shkurt /ATSH-ANSA/ – Një rrip i gjatë rrënojash, i ndërprerë nga kodra dhe fusha të mbjella, shtrihet në të gjithë zonën e fatkeqësisë së tërmetit në Sirinë Veriperëndimore, më së shumti pranë kufirit me Turqinë.

Atje ndodhi një nga tërmetet më të dhunshëm dhe më shkatërrues në histori, në ndërkohë që janë zhdukur apo rrafshuar me tokë, kampe refugjatësh sirianë, të zhvendosur prej vitesh nga rajone të tjera të Sirisë martire, që gjendet prej 12 vitesh në luftë.

”Nuk kam ndjerë kurrë kaq shumë terror, as gjatë bombardimeve nga Assadi”, është një nga dëshmitë e përsëritura të të mbijetuarve nga tërmeti, në Sirinë Veriperëndimore, jashtë kontrollit të Damaskut dhe për vite të tëra e ekspozuar ndaj bombardimeve të trupave qeveritare të presidentir Bashar al Assad.

Por, katastrofa bashkon, në dhimbje dhe pafuqi, sirianët që jetojnë në të dy anët e llogoreve ushtarake, të ngritura gjatë dekadës së fundit midis zonave të kontrolluara nga qeveria qendrore në Damask, e mbështetur nga Rusia dhe nga Irani, dhe zonat nën kontrollin dhe ndikimin turk.

Dhjetëra qytete dhe fshatra në luginën e Oronteve u goditën, plus ato përreth Idlibit.

Në zonat siriane më të shkatërruara nga tërmeti jetojnë më shumë se katër milionë sirianë që kanë pasur prej vitesh nevoja urgjente humanitare.

Nga këta, rreth tre milionë janë persona të zhvendosur brenda vendit nga zonat e tjera të prekura nga lufta.

Tërmeti goditi rëndë edhe Alepon, metropolin sirian të bombarduar pandërprerë në vitin 2016 nga aviacioni rus dhe i Damaskut.

Kalaja e tij, ”motra” e madhe e asaj të Gaziantepit të shkatërruar nga tërmeti, ka pësuar dëme më të vogla.

Por, rreth 50 ndërtesa në Aleppo janë shembur dhe ende gërmohet nën rrënoja.

Prej andej peshkopi

Peshkopi jezuit, Antoine Audo e përshkruan tërmetin si “një bombë e tmerrshme, vdekjeprurëse dhe e panjohur, që ra mbi ne pas 12 vitesh luftë”.

Është goditur edhe porti i Latakias, në Mesdhe, përballë Qipros dhe afër Gjirit të Aleksandretës, në Turqia. U godit edhe Hama, baza kryesore ajrore ruse në Sirinë Qendrore, ndërkohë që nuk raportohen humbje mes trupave ruse, atyre iraniane dhe turke, të pranishme në zonë.

Në zonat afër kufirit turk, organizatat lokale humanitare lokale kërkojnë ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar dhe mbi të gjitha kërkojnë që qeveria e Ankarasë hapë kufirin për të lejuar evakuimin e të plagosurve më rëndë.

Moti i keq ka prekur gjithë Sirinë prej ditësh.

Në në zonat veriore bie dëborë, në vende të tjera bie shi i dendur.

Energjia elektrike dhe karburantet kanë kohë që mungojnë për shkak të luftës dhe krizës së paprecedentë ekonomike.

Ngricat mbretërojnë tani në kodrat siriane në kufi me Turqinë.

Ndërkohë, me pak dritë dhe shumë shpresë, vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like