Renditja e kualifikimeve në gjysmëfinale të Champions, Bajerni merr i vetëm vendin e dytë

by admin
Spread the love

Suksesi i ngushtë kundër Arsenalit i ka mjaftuar Bajern Mynih për të siguruar gjysmëfinalen numër 13 në Ligën e Kampionëve. Më herët ai ndodhej në të njëjtën kuotë me Barcelonën, por tashmë është ngjitur një shkallë më lartë.

Vendi i parë i kësaj kategorie i përket “rekordmenëve” të Realit të Madridit, me 16 gjysmëfinale. Edhe pse londinezët e Çelsit nuk kanë ndonjë gamë të gjerë trofesh në garën më prestigjioze për klube, blutë e Londrës ia kanë dalë të zbarkojnë 8 herë. Më pas pozicionohen tri ekipe të tjera më mjaft prestigj në futbollin europian. Fjala është për Juventusin, Mançester Junajtid dhe Milnin.

Interesant është fakti se të tria klubet e mësipërme nuk po përjetojnë cikël pozitiv, ndryshe nga më herët. Përtej kësaj të dhëne, Bajerni ka shansin e artë të mbërrijë sërish në finalen e “Wembley”, e cila do të ishte e dyta për ta. Hera e parë ishte me vitin 2013, periudhë kur bavarezët mposhtën në finalen e madhe Borusia Dortmund, në një “beteje” mes klubeve gjermane.

rend

PANORAMASPORT.AL

You may also like