Renan Lodi bën sulmuesin për Atleticon, mposht i vetëm Celta Vigon

by admin
Spread the love

Atletico Madrid duket se ka fituar disi stabilitet në ndeshjet e fundit pasi ka arritur fitoren e dytë radhazi në LaLiga. Ekipi i Simeones mposhti në javën e 26-të Celta Vigon me rezultatin 2-0.

Nga një gol në çdo pjesë ka mjaftuar për madrilenët që të dalin nga kjo sfidë me tre pikë shumë të vlefshme. Ishte Renan Lodi ai që zhbllokoi takimin në minutën e 36. Mbrojtësi brazilian goditi drejt portës kundërshtare në një kënd pothuajse të pamundur duke surprizuar edhe portierin e Celta Vigos.

Ndërkohë që do të ishte sërish Renan Lodi ai që do t’i jepte avantazhin e dyfishtë Atelticos këtë herë në minutën e 60. Mbrojtësi shënoi edhe golin e dytë personal duke vulosur rezultatin final të takimit në 2-0.

Kështu, Atletico ngjitet në kuotën e 45 pikëve dhe qëndron në vendin e katërt, por me Barcelonën e vendit të pestë që ka edhe dy ndeshje më pak dhe mund ta rimarrë vendin. Nga ana tjetër, Celta Vigo qëndron në vendin e 10-të në kuotën e 32 pikëve. /oversport.tv

LALIGA – JAVA 26
Atletico Madrid – Celta Vigo 2-0
Shënues:
Lodi 36’, 60’

Foto: Atletico de Madrid Twitter

You may also like